“Gjej një ekip tjetër”/ Pep Guardiola largon portierin shqiptar nga Manchester City, nuk kthehet as në verë

Arijanet Muriqi do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit Nottingham Forest, që luan në Championship. Portieri i përfaqësueses së Kosovës iu bashkua ekipit anglez gjatë verës, duke u larguar nga Manchester City në formë huazimi. Megjithëse vendin e titullarit e ka humbur edhe në Nottingham, Muriqi do e përfundojë këtë sezon në radhët e tyre.

Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, sa i përket merkatos së ardhshme, portieri shqiptar me shumë mundësi do të ndërrojë ambient. Megjithatë, Muriqi nuk do të kthehet sërish te klubi i Manchester Cityt, por do të vihet në kërkim të një tjetër ekipi. Lojtari shqiptar nuk është në planet e “qytetarëve”, për këtë arsye këta të fundit nuk kanë ndërmend ta risjellin edhe njëherë në organikën e tyre verën e ardhshme./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *