Gjasula me ekip të ri, rikthehet në Bundesligë

Jurgen Gjasula ka mbyllur bashkëpunimin me klubin e kategorisë së katërt gjermane, Viktoria Berlin. “Stacioni” i radhës i mesfushorit është një kategorisë më lartë, në Bundesliga.3, ku është prezantuar si lojtari më i ri i Energie Kotbus.

Kontrata e 33-vjeçarit me klubin nga Gjermania lindore zgjat deri në fund të sezonit dhe në të ka një klauzolë të veçantë rinovimi për një vit që aktivizohet në rast se klubi bie nga Bundesliga.3. Skuadra momentalisht renditet në vendin e 14-të, vetëm një pikë larg zonës së “ftohtë”.

Afrimi i Gjasulës, i cili ka në “CV”-në e tij 191 ndeshje në Bundesliga 2, shihet si një përforcim me eksperiencë, që do t’i vlejë shumë skuadrës për të kaluar momentin e keq në të cilën ndodhen aktualisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *