Gjashtë vite nga tragjedia, Egjipti rikthen tifozët në stadiume

Masakra e ndodhur në qytetin Port Said gjashtë vite më parë, ndryshoi përgjithmonë futbollin në Egjipt. Bilanci tragjik me 74 viktima, solli që qeverie e shtetit afrikano-verior të ndërpresë kampionatin për dy vite, si dhe të përjashtojë tifozët nga stadiumet, përjashtuar ndeshjet e kombëtares ku lejohet një numër i limituar spektatorësh.

Por, kjo gjendje nuk mund të vazhdonte edhe për shumë kohë, pasi herët a vonë situata duhet të shkonte drejt normalitetit. “BBC” raporton se duke filluar nga 1 shtatori, tifozët do të rikthehen në shkallët e stadiumeve egjiptiane.

Fillimisht do të lejohet një numër maksimal prej 5000 tifozësh dhe më pas ky numër do të rritet gradualisht. Marrdhënia e qeverisë egjiptiane me tifozët nuk është fort e mirë, pasi shpesh herë ata kanë zhvilluar protesta në stadiume kundër diktaturës ushtarake që ka në kontroll pushtetin me në krye gjeneralin Alsisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *