Gjashtë “Shkëndija” në derbin tetovar, festojnë Ballistët

Për të festuar 25-vjetorin e krijimit, Ballistët kanë marrë dhuratën më të bukur, pasi Shkëndija ka shkatërruar me gjashtë gola (6-1) rivalin e derbit tetovar, Renovën, në javën e 17-të të kampionatit. Te besuarit e Qatip Osmanit kanë mbyllur llogaritë që në pjesën e parë ndërsa atmosfera ka qenë magjike në stadium. Hasani dhe Ibrahimi kanë realizuar dopieta. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për tetovarët në Maqedoni, dhe tashmë, pas 17 javësh, kryeson kampionatin me 43 pikë. Vardari ndërkohë, ndjek nga vendi i dytë në kuotën e 29 pikëve, por ka luajtur 3 ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *