Gjashtë muaj pa rroga, tmerr pa fund tek Elbasani!

0

Lojtarët e Elbasanit kanë qenë gati për të bojkotuar ndeshjen me Dinamon javën e kaluar, për shkak të pagesave të pa marra prej shumë muajsh, por në fund vendosën të luanin për fanellën. Të njëjtën gjë ishin duke menduar edhe për sfidën e fundit me Sopotin, për ta bojkotuar, por duket se edhe në këtë rast do të vendosë “zemra” dhe jo “mendja”, duke mos e lënë në “baltë” skuadrën. Bëhet fjalë për 6 muaj që futbollistët verdheblu nuk kanë firmosur në bordero dhe të marrin pagat e tyre, për të cilat kanë firmosur në fillim të sezonit. Burime pranë futbollistëve, të cilët dëshirojnë të mbesin anonimë, konfirmojnë për “Sport Ekspres” se situata është bërë e padurueshme dhe se një situatë e tillë nuk është parë asnjëherë në Elbasan. Prej kohësh janë në pritje të rrogave, nuk bëhet fjalë për të gjitha, por të paktën edhe një. U është dhënë një gjysmë fjale se para sfidës me Sopotin do marrin diçka, por gati askush nuk e beson më një gjë të tillë.

BOJKOTI – Burime pranë lojtarëve pohojnë për gazetën se edhe pse e dinë mjaft mirë që sërish do zhgënjehen dhe paratë nuk do i marrin para ndeshjes së fundit, ndryshe nga sa u është premtuar, do të dalin në fushë për të luajtur. Mesa duket, futbollistët nuk duan që të bëhen ata shkaktarë për rënien e skuadrës nga kategoria, ndaj pritet të heqin dorë nga një bojkot i mundshëm. Edhe pse kanë gjithë vitin që luajnë për fanellën, duket sikur vërtet në sfidën e fundit me Sopotin do të luhet për fanellë. Verdhebluve u mjafton edhe një barazim për të siguruar ndeshjen e “Play – Out” me Vllazninë B.

Fatmir Popja

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here