Gjashtë lojtarë në pak ditë, në Prizren synojnë një ekip pretendent

Nëse vitin e kaluar ishin deri në fund në garë për një biletë në kupat e Europës, te Liria synojnë që ky të jetë viti i duhur për të siguruar pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare. Ekipi nga Prizreni zyrtarizoi tre blerje të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në harkun e pak ditëve numri i përforcimeve shkon në gjashtë.

Duke nisur nga Liridon Fetahaj, i cili ndërpreu marrëveshjen me Prishtinën, për t’u rikthyer te Liria, skuadër me të cilën ka shkëlqyer në të kaluarën. Klubi prizrenas zyrtarizoi afrimin e sulmuesit të krahut, ndërsa pak më pas njoftoi edhe blerjen e dy lojtarëve të tjerë.

Portieri Drilon Hodaj është rikthyer te Liria pas aventureës te Ferizaj, ndërsa ekipit të parë i’u bashkua edhe mesfushori i ri, Gentian Binishi, i cili është rritur në ekipet zinxhir të klubit. Gjithashtu gjatë kësaj jave ishin zyrtarizuar edhe përforcimet me qendërsulmuesin Aldo Mitraj dhe mbrojtësin e qendrës, Florijan Daçi nga Tomori, si edhe Françesko Lamajn nga gjermanët e TUS Heven.

Me merkaton e bërë dhe afrimin e shumë futbollistëve të rinj, te Liria besojnë se këtë sezon do të luftojnë për zonën e lart të renditjes në Sperligën e Kosovës. Aventura e skuadrës nga Prizreni nis këtë të diel, me ndeshjen në shtëpi përballë rivalëve lokalë të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *