Gjashtë finale dhe 60 milionë euro, presion i pamasë te Milani

Milanit i mbeten edhe gjashtë finale deri në fund të sezonit. Vendi i katërt është një objektiv jetësor për “djallin”, kjo jo vetëm për shkak të prestigjit të një kompeticioni si Champions League.

Një biletë për në Champions i garanton klubit të Milanit përafërsisht 40 milionë euro dhe mundësinë për të fituar 20 milionë euro të tjera në rast kalimi të fazës së grupeve. Sipas llogaritjeve të bëra nga “Calcio e Finanza”, kjo shumë është e mjaftueshme për të lehtësuar disi situatën e rënduar që ka “mbërthyer” bilancet e klubit italian gjatë viteve të fundit. Në rast dështimi drejtuesit e skuadrës do të jenë të detyruar të paktën një nga yjet e ekipit për të shmangur pezullimet nga UEFA.

Avantazhi i vetëm i Milanit ndaj ekipeve ndjekëse si Roma, Atalanta dhe Lacio është fakti që vetëm ata janë zotër të fatit të tyre, ndërsa skuadrat e tjera duhet të luten që ata të gabojnë, pasi përballjet direkte kanë mbaruar tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *