“Gjak i ri” i tek Argjentina, Ikardi&Co. përzënë Higuainin dhe Agueron

0

Federata argjentinase ka publikuar listën e lojtarëve  për miqësoret ndaj Irakut dhe Brazilit, takime këto që do të zhvillohen në Arabinë Saudite. Trajneri  i përkohshëm i dy herë kampionëve të botës, Lionel Skalioni, ka ftuar 31 lojtarë në grumbullimin e  muajit tetor.

Në listë bie në sy prania e shumë emrave nga kampionati vendas, si Franko, Bustos, Saravia, Palasios, Meza dhe Pavon. Mungesat më të bujshme janë ato të Lionel Mesit dhe Gonzalo Higuainit. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka ndërmarrë një pushim të shkurtër nga kombëtarja “albiceleste”, ndërsa sulmuesit e Milanit dhe Mançester Sitit, janë lënë jashtë për t’i hapu rrugë brezit të ri, që premton shumë më lojtarë si Lautaro Martinez, Angel Korrea dhe Mauro Ikardi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.