Gilmor vijon stërvitjen me Kukësin

0

Samuel Gilmor nuk u federua dot për sezonin e ri, për shkak se nuk pati dokumentacionin e nevojshëm. Nigeriani, edhe pse u prezantua nga klubi i Kukësit, nuk mund të aktivizohet në ndeshje zyrtare, megjithatë kjo nuk e pengon 21-vjeçarin të stërvitet me kampionët. Ende nuk dihet, nëse lojtari do të presë janarin për të qenë zyrtarisht lojtar i Kukësit, apo po stërvitet deri sa të gjejë një skuadër tjetër. Hipoteza për ta federuar me skuadrën e dytë bie poshtë, pasi Kukësi B militon në Kategorinë e Dytë, ku nuk lejohen lojtarët e huaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here