Gilman Lika: Prita mos dënohej Skënderbeu

0

Olsi Avdiaj

Gilman Lika tregohet i sinqertë! Ka vendosur të mos luajë që pas ndeshjes me Luftëtarin, por vendimin e bëri publik dje, kur kuptoi se as Vllaznia e as Tirana nuk shpëtonin dhe se Skënderbeu nuk mund të dënohej. I qetë Gilman Lika tregoi edhe arsyen para kamerave. “Sikundër është marrë vesh, unë nuk do jem në këtë ndeshje. E di që është diçka jo profesionale, por të them të drejtën kam qenë në një situatë shumë të vështirë. Pas një takimi që kam pasur me presidentin dhe trajnerin, që i falënderoj shumë për mirëkuptimin që patën karshi meje. Për mua është një ndeshje e jashtëzakonshme, nuk e kisha menduar kurrë që do shkonte deri në këtë pikë dhe Tirana me Vllaninë do luftonin për të siguruar mbijetesën. Shpresoj që edhe tifozët të më mirëkuptojnë për vendimin që kam marrë, duke ditur kam qenë në këtë periudhë”, është shprehur në fillim Gilman Lika.
A ndikon ky vendim tek e ardhmja e Gilmanit. Vetë futbollisti shprehet se gjërat nuk do të ndryshojnë. Ai shpreson që gjithçka të shkojë sa më mirë. “Jo nuk ka lidhje, nuk besoj se kjo ndeshje do të ndikojë te ardhmja ime. Këtë e them duke u bazuar te mirëkuptimi që shfaqën presidenti dhe trajneri për situatën time. Ndaj pres vetëm që edhe tifozët të më kuptoj, prandaj nuk besoj se do të ndikojë. Paçka se mua në fund të këtij sezoni më mbaron edhe kontrata”, është shprehur Lika.
Gilmani ka zbuluar gjithashtu se vendimi është marrë menjëherë pas ndeshjes me gjirokastritët. “Të jem i sinqertë vendimin e kam marrë direkt pas ndeshjes Luftëtarit. Por u vonua, pasi shpresova dhe prita prej llafeve që po përfliteshin për një dënim të mundshëm të Skënderbeut. Por meqenëse kjo nuk ishte e vërtetë, ndaj e zgjata deri në këtë ditë”, është shprehur Gilman Lika. Më pas futbollisti u fut në fushë dhe zhvilloi normalisht stërvitjen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.