Giannis i madhërishëm në humbje, Raptors e Lakers zhgënjejnë

Los Angeles Lakers nuk sheh dritë në fund të tunelit. LeBron James (33 pikë, 8 pikë, 6 rikuperime) u mundua të bënte diçka që ekipi i tij të triumfonte, por ishte New York Knicks që ju gëzua fitores me rezultatin 124-123. Vendasit e nisën mirë, por Lakers e përmbysën gjithçka në periodën e dytë. Para periodës së fundit skuadra e LeBron kishte dy pikë më shumë, por Knicks ia dolën të triumfonin me një pikë diferencë.

Giannis Antetokounmpo ishte i pandalshëm: 52 pikë, 7 asiste dhe 16 rikuperime të realizuara prej basketbollistit grek, por sërish nuk mjaftuan. Milwaukee Bucks u thyen nga Philadelphia 76ers me rezultatin 125-130. Joel Embiid (40 pikë, 6 asiste, 15 rikuperime) dhe Jimmy Butler (27 pikë, 3 asiste, 6 rikuperime) ishin në një ditë të mirë dhe dhanë kontributin kryesor në fitoren e 76ers.

Detroit Pistons kanë përmbysur Toronto Raptors, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 110-107. Skuadra nga Michigani reagoi në periodën e katërt, kur shënoi nëntë pikë nga kanadezët dhe regjisroi fitoren e 36-të sezonale. Blake Griffin ishte autor i 25 pikëve, kurse Reggie Jackson pesë më pak. Andre Drummond realizoi vetëm 15 pikë, por ia doli të rikuperojë 17 topa. Kawhi Leonard (33 pikë, 2 asiste, 10 rikuperime) nuk mjaftoi për Raptors, që nuk ia doli të regjistronte fitoren e 50-të.

New York Knicks-Los Angeles Lakers 124-123
Miami Heat-Charlotte Hornets 93-15
Milwaukee Bucks-Philadelphia 76ers 125-130
Detroit Pistons-Toronto Raptors 110-107

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *