Giannis dhe James Harden janë “bisha”, Bucks e Rockets marshojnë

Milwaukee Bucks fitoi 98-113 kundër Miami Heat, duke bërë detyrën. Giannis Antetokounmpo ishte ai i zakonshmi, duke shënuar 33 pikë, asistuar 9 herë dhe rikuperuar 16 topa. Paraqitje e mirë dhe për Khris Middleton, autor i 21 pikëve në fitoren en 52-të sezonale për Bucks.

Detroit Pistons ka shfrytëzuar mungesën e LeBron James dhe ka mposhtur Los Angeles Lakers me shifrat 111-97. Andre Drummond, me 19 pikë dhe 23 rikuperime ishte ai që udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit. Lakers marrin një tjetër goditje dhe kështu minimizohen shanset për të marrë pjesë në “play-off”.

James Harden ka shpërthyer kundër Phoenix Suns, teksa Houston Rocekts fitoi 108-102. Ai shënoi 41 pikë, asistoi 11 herë dhe rikuperoi 9 topa. Devin Booker me 29 pikët e tij nuk i bëri dot ballë skuadrës vendase, që regjistroi një tjetër sukses. San Antonio Spurs ka bërë detyrën, teksa ka kaluar me sukses New York Knicks. Fitorja e 40-të e tyre erdhi me rezultatin 109-83.

Philadelphia 76ers ka likuiduar Sacramento Kings 123-114, kurse Los Angeles Clippers skuadrën e Chicago Bulls me rezultatin 128-121. Danilo Gallinari me 27 pikë, si dhe Montrezl Harrell me 26, spikatën në triumfin e Clippers.

Washington Wizards-Charlotte Hornets 110-116
Detroit Pistons-Los Angeles Lakers 111-97
Philadelphia 76ers-Sacramento Kings 123-114
Neë Orleans Pelicans-Portland Trail Blazers 110-122
Miami Heat-Milwaukee Bucks 98-113
Houston Rockets-Phoenix Suns 108-102
San Antonio Spurs-New York Knicks 109-83
Los Angeles Clippers-Chicago Bulls 128-121
Boston Celtics-Atlanta Hawks 129-120

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *