Gianni o xhan!

0

Opinion nga: ROLAND LUÇI

Me Shqipërinë arrite të jesh ndër 24 ekipet me suksesshme te Europes, pavarësisht se disa pikë që na çuan atje nuk ishin të tuat, e as të ekipit bile. Gjithsesi, ty nuk të interesonte kjo, ti shkove në Francë, u afirmove si trajner, paçka se mbas Europianit përveç FSHF-së nuk ta vari kush, kurrkujt në botën e futbollit nuk i ra ndër mend për ty. Pavarësisht thashethemeve që shpërndave. Por ta varën shqiptaret, burrat e shtetit shqiptar të dhanë dekorata trimërie, të quajtën “xhan”, të bënë doktor shkencash nuk e di se për çfarë, të bënë dhe qytetar nderi të disa qyteteve dhe fshatrave, të zgjaten kontratën duke të dyfishuar rrogën, po edhe me para cash e premio të mbushen xhepat, të dhanë edhe nënshtetësinë shqiptare, qe t’i shpëtoje më kollaj taksimit të të ardhurave që realizove në vendin e shqiponjave – shqiponja që mbas teje fluturuan me presh.

Këto unë i kam thëne me kohë, domethënë kam thënë që ti je një trajner frikacak, ke frikë nga fitorja, ke frike nga tripikëshi, je rob i katenaços së famshme të cilën është dashur ta aplikosh gjate gjithë karrierës tënde dhe na e mvsove edhe ne.

Nuk ike mbas Europianit dhe të lije në këto troje një emër suksesi në euforinë flakë kashte të shqipove. Nuk ike duke e ditur se mrekullitë, fati dhe gjyqe që na japin tripikësh nuk do të kishte me. Nuk ike sepse arrite të thyesh Dukën, të cilit tekstualisht i the ‘hape thesin’ dhe ai e hapi. Dhe ti nuk je trajner me namuz që ta kuptosh se koha jote ka skaduar, ti je thjesht pragmatik, xhambaz që arrite të kesh një kontrate të re tv majme.

Gianni, nuk po i hyjmë fare detajeve teknike te eliminatoreve të Botërorit, nuk ia vlen, janë skandaloze.

Gianni, të lutem, të kam dhe unë xhan si Ed Rama, vetëm ik, ik!

Po ti nuk je budalla qe te ikësh vullnetarisht.

Vetëm bosi Armando mund të na ndihmojë ne këtë drejtim…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here