Giampaolo nuk e kalon provën, Milani hedh sytë nga ish legjenda e klubit

Milani vazhdon të hedhë hap të gabuar në kampionat, teksa mbrëmjen e djeshme ka marrë edhe humbjen e 3-të radhazi në Serie A ndaj ekipit të Fiorentinës me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë e shohin tashmë veten në vendin e 16-të në renditje me vetëm 6 pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Ndeshja me Fiorentinën ishte dhe një provë e Giampaolos për të ruajtur vendin e tij në stolin milanist, po siç duket italiani nuk ka arritur t’a kalojë atë. Drejtuesit e Milanit janë të zhgënjyer me këto rezultato dhe mendojnë të gjejnë shpëtimin nga një emër që ka bërë historinë nëkëtë klub. Bëhet fjalë për ish sulmuesin Shevchenko, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Ukrainës.

Ukrainasi ka bërë mirë nën drejtimin e Kombëtares së tij, ku ka treguar se mund të lërë gjurmë edhe në rolin e tranerit ashtu siç ka bërë më parë në rolin e futbollistit. Nëse e kombinojmë këtë fakt edhe me lidhjen që ish sulmuesi ka me ekipin e Milanit, kuptojmë edhe arsyen pse klubi italian ia ka kthyer sytë drejt tij.  Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për ekipin e Giampaolon, por duket se Shevchenko nuk është thjesht një hipotezë për kryesinë e Milanit./Sport Ekspres/