Gëztepe merr sulmues, çfarë ndodh me Cikalleshin?

Sokol Cikalleshi kërkon të luajë sërish në Superligë, por momentalisht është nën kontratë me Osmanlispor, që ka rënë në ligën e parë. Sulmuesi ka edhe dy vite kontratë dhe po përpiqet që të ndërpresë kontratën, pasi duket e vështirë që ndonjë klub të paguajë për kartonin e tij shuma të mëdha.

Gëztepe, pas dështimit për të marrë Abel Hernandez, e konsideron kavajasin si objektivin kryesor, por së fundmi ata kanë afruar edhe një tjetër sulmues. Samed Ali Kaja, 22 vjeç, ka nënshkruar për tre vite. Sezonin e shkuar ai ka luajtur në ligën e tretë me Menemen Beledije dhe ka arritur të shënojë 25 gola.

Gjithsesi, Gëztepe nuk heq dorë nga afrimi i një tjetër sulmuesi dhe sërish do të tentojnë të afrojnë në skuadër Cikalleshin, pasi alternativat për stafin janë të vogla dhe Samed Ali Kaja nuk mund të ngarkohet me një përgjegjësi aq të madhe dhe të mbajë peshën e sulmit në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *