Gëzon respektin e gjithë Italisë/ Napoletanët të çmendur pas Rejas: Është babai i qytetit tonë, e presim me lule

Në Itali ekziston një respekt i veçantë për Edy Reja. Trajneri aktual i Kombëtares së Shqipërisë duke trajnuar disa nga skuadrat e kampionatit italian, ka lënë jo pak gjurmë në to. I vetëdeklaruar si tifoz i Udinezes por me një shtrirje të gjërë mirnjohje nga disa klube italiane. Veçojmë këtu skuadrën e Napolit. Për afro 4 vite, Reja u bë një perëndi në qiellin napoletan duke e marrë skuadrën në Seria C e duke e ngjitur atë në Seria A. Aq sa edhe sot emri i Edy Reja nuk kalon pa zhurmë në qytetin e Napolit.

Në një shkrim të fundit të “Mondo Napoli”, Reja cilësohet si babi I qytetit ose ndryshe si njeriu i rilindjes napoletane. Pandemia e Covid-19 bëri që Reja të “ngecte” në Itali. Ndoshta për këtë fakt, napoletanët janë bërë pak nostalgjik duke kujtuar kohët e arta nën drejtimin e tij. Së fundmi ishte planifikuar që edhe ndeshja miqësore me Slloveninë të luhej në Itali, e pikërisht në Udine.

“Edy Reja, një nga baballarët e këtij qyteti, i ekipit dhe i tifozëve. Ai që ishte në gjendje të çonte Napolin nga ferri i Serisë C në parajsën e Serisë A, duke fituar edhe kualifikimin evropian falë qasjes së shkëlqyer në sezonin e parë në fluturimin më të mirë. Është pikërisht për këtë arsye që tifozët blu, sa herë që mbërrin në San Paolo si kundërshtar, nuk ka mungesë të tufave të luleve, duartrokitjeve dhe certifikatave të vlerësimit nga publiku i San Paolo. Në kampionat, skuadra e Reja bën një figurë të bukur, duke hequr shumë kënaqësi si fitoret në shtëpi kundër Juventusit, Milanit dhe Interit”- veçojmë ndër të tjera nga artikulli i publikuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *