Gersi Arbri i dëshpëruar: Arbitrat të na lënë të luajmë futboll!

0

Tomori u mund sot 3-1 nga Tirana, në një sfidë që pati 2 penallti kundër Tomorit dhe një karton të kuq, pas përfundimit të pjesës së parë, për shënuesin e golit beratas, Kopaçin.

Sidomos penalltia që zhbllokoi ndeshjes ishte objekt diskutimi dhe Tomori protestoi gjatë, sepse mbrojtësi që ndali topin i kishte duart para fytyrës, në mbrojtje të saj.

Pas sfidës trajneri i Tomorit Gersi Arbri, duke folur për RTSH Sport, ishte dukshëm i zhgënjyer dhe kërkoi drejtësi e asnjanësi nga arbitrat.

“Tirana është superiore, kjo dihet, por nëse edhe arbitrat e ndihmojnë, është e kotë. Më vjen shumë keq, sepse ndeshja ndiqet në televizion nga të gjithë dhe këta arbitra nuk kanë pse bëhen palë, nuk kanë pse bëhen lojtari i 12-të, apo i 15-të me gjithë asistentët. Ne duam të luajmë futboll, vetëm kaq kërkojmë nga arbitrat, që po na bien shumë në qafë. Skuadra është cilësore, mbështetja e bashkisë është e shkëlqyer, por është e pamundur të arrihen rezultate në ndeshje si kjo e sotmja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.