Gerrard flet vetëm për Kamberin: Shihni buzëqeshjen e tij, nuk ishte ashtu siç kisha dëgjuar për të

0

Kur bëhet fjalë për Rangersin, trajneri Gerrard flet vetëm për një futbollist: “Florian Kamberin”. “Sot duhet të flasin të gjithë për të”, tha legjenda e njohur, pasi sulmuesi shqiptar realizoi një super gol dhe dha asist teksa u fut si zëvendësues në barazimin ndaj St Johson në takimin e fundit.

Por teksa mediat nuk e bën detyrën dhe porosinë e trajnerit në mënyrën më të mirë, është vetë Gerrard që vazhdon të flasë për Kamberin. Këtë herë duke kujtuar fjalët që kishte dëgjuar për këtë futbollist, ndërsa mbetet i mahnitur nga ajo që po dhuron në stërvitje dhe fushën e lojës. Rangersi do të luajë sot në ndeshjen e kthimit ndaj Bragës në “Europa League” dhe atje do të gjendet edhe Kamberi.

“Është e rëndësishme të themi se Kamberi e meriton të jetë nga fillimi në këtë ekip, me meritë dhe për atë që ka sjellë kur erdhi tek ne. Kemi dëgjuar shumë gjëra për Kamberin para se të vinte këtu dhe duhet të them se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kam parë dhe kam përjetuar nga periudha që është pjesë e Rangers. Ka qenë profesional në perfeksion dhe në formë të shkëlqyer.

Më ka bërë shumë pyetje nga pikëpamja taktike, pra duket si një student i lojës që dëshiron të mësojë dhe po e shijon faktin që ndodhet këtu. Mund ta shihni gjithmonë, luan me një buzëqeshje dhe është fryma e vërtetë e ajrit të pastër”, tha Gerrard. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.