Gërçaliu, zyrtarisht i Tiranës

1

Mbrojtësi kryeqytetas ka konkretizuar dje marrëveshjen paraprake me drejtuesit e klubit duke shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij

Andi TANKU

Roland Gërçaliu është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. Mbrojtësi kryeqytetas i cili që prej 17 vitesh jetonte në Austri rikthehet në shtëpi për të nisur një aventurë të re me klubin mëmë. 29-vjeçari mësohet se është takuar paraditen e djeshme me drejtuesit skuadrës bardheblu duke konkretizuar marrëveshjen paraprake të arritur mes palëvë që në janarin e ktëtij viti. Akordin me mbrojtësin e majtë e kishte bërë më parë publike vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili pohoi se në bazë të dëshirës së tij dhe të lojtarit ishte arritur të gjendej rruga e bashkëpunimit. Megjithatë, ashtu siç numri 1 i klubit bardheblu deklaroi në një interevistë për “Ora Skaner” disa javë më parë, për këtë transferim duhej marrë edhe “OK” nga ana e trajnerit Shkëlqim Muça. Tashmë që një gjë e tillë është siguruar, Gërçaliu do të ketë shansin që sezonin e ri të luajë për herë të parë në ekipin e Tiranës, edhe pse ka dalë nga ekipet zinxhirë të skuadrës kryeqytetase. Ai emigroi në Austri 17 vite më parë, duke vijuar karrierën e tij futbollistike në disa prej klubeve më në zë të kampionatit të këtij shteti, por edhe në disa ekipe gjermane, ndërsa ka qenë pjesë edhe Kluzhit në Rumani.

KONTRATA- Ende nuk dihen detajet financiare të këtij operacioni ndërsa mendohet se kontrata e nënshkruar nga ana e Gërçaliut me Tiranën ka një afat 2-vjeçar. Prej ditësh flitej mbi ardhjen e 29-vjeçarit në Shqipëri, ndërsa pas mbërritjes në kryeqytet të hënën, ditën e djeshme ka konkretizuar marrëveshjen me klubin bardheblu edhe në rrugë zyrtare. Pas diskutimit të termave financiarë, Gërçaliu ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit 24 herë kampion të vendit. Pritet që mbrojtësi i majtë të prezantohet në ditët në vijim si afrimi i radhës te Tirana, së bashku me tre lojtarë të tjerë.

9 SKUADRA

Roland Gërçaliu është aktivizuar gjatë karrierës së tij me 9 ekipe, Sturm Graz, Red Bull Salzburg, Austri Vien, Neustadt, Ingolstadt, LKS Lodz, Aue, Kluzh, Altaç.

14 NDESHJE

Mbrojtësi kryeqytetas ka qenë gjithashtu pjesë e kombëtares së Asutrisë, duke regjistruar 14 prezenca me këtë ekip përfaqësues.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.