Gërçaliu konfliktohet me Telushin

0

Nuk ka qenë edhe shumë e qetë sfida e djeshme mes Tiranës dhe Flamurtarit. Kjo duke ditur rëndësinë e saj, por dhe karakterin luftarak të të dy kampeve. Tension pati në fundin e pjesës së parë mes Gërçaliut e Telushit. Mbrojtësi i Tiranës dhe mesfushori i Flamurtarit debatuan para ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga bardheblutë në afërsi të zonës vlonjate. Sapo Alla sinjalizoi fundin e pjesës së parë, të dy protagonistët nisën sërish debatin. Entonio Pashaji ndërhyri mes Gërçaliut dhe Telushit për të qetësuar situatën, por ishte mbrojtësi i bardhebluve që iu hakërrye edhe ish-lojtarit të Tiranës. Gjithsesi, gjithçka u shua sapo skuadrat hynë në korridorin e stadiumit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image