Genduzi flet për incidentin me Felainin: Është xheloz!

0

Në mesjavë, konkretisht mbrëmjen e së mërkurës, Mançester Junajtid dhe Arsenali u ndanë në një barazim spektakolar 2-2, në ndeshjen e luajtur në “Old Traford”. Sfida ishte mjaft e luftuar dhe me shumë duele, teksa mbi të gjithë spikati përballja e Felainit dhe mesfushorit të talentuar të “Topçinjve”, Mateo Gundeguzi.

Në minutën e 86-të mesfushori belg i Junajtid shkaktoi një faull ndaj 19-vjeçarit të Arsenal. Një faull që bëri xhiron e botës, teksa Felaini tërhoqi nga flokët francezin duke e plasur në tokë. Lidhur me këtë incident ka reaguar pikërisht Gundeguzi, i cili e ka marrë me të qeshura, duke thënë se Felaini duhet të ndihet xheloz për flokët ndaj shkaktoi atë faull.

“Mendoj se ka të bëjë dhe fakti që është xheloz. Ndoshta, ai nuk e pranon dot që ka vendosur ti pres flokët e tij”, foli shkurt francezi i Arsenalit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.