Gega vlerëson “zborin” turk: Tani presim të njihemi me rivalët

0

Intervista/ Trajneri i Shpresave tregon për minifazën stërvitore në Antalia dhe shortin e Europianit

 

Trajneri i Kombëtares U-21, Skënder Gega, ka folur për minifazën stërvitore që zhvilloi për disa ditë në Antalia të Turqisë me një grup lojtar është përzgjedhur prej tij në kuadër të eliminatoreve të Europianit të ardhshëm. Në intervistën dhënë për faqen zyrtare të FSHF-së, Gega vlerëson impenjimin e lojtarëve të grumbulluar, teksa shpreh keqardhje për faktin se shumë lojtarë të kërkuar prej tij nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë grumbullim.

 

– Ju jeni kthyer nga një minifazë përgatitore që ekipi U-21 ka zhvilluar në Antalia të Turqisë. Cili ishte qëllimi saj?

– Kjo fazë ishte programuar kohë më parë, me qëllim që të krijon një ide më të qartë për grupin e futbollistëve që do të na përfaqësojë për Eliminatoret e Europianit të ardhshëm, shorti i të cilit do të hidhet në fillimin e muajit shkurt.

– Me gjithë pritshmëritë tuaja, nga grupi që ju kishit programuar, kanë ardhur në këtë grumbullim vetëm 3-4 futbollistë. Çfarë ka ndodhur?

– Për fat të keq, shumë lojtarë të listës sonë nuk mundën të vinin për shkak se datat nuk ishin zyrtare dhe klubet e tyre nuk i lanë të vinin në minifazën e Antalias. Ishin gjithsej 13 futbollistë që nuk erdhën në grumbullim nga lista paraprake.

– Atëherë vutë në veprim një “plan B”?

– Thërritëm lojtarë të tjerë, të evidentuar si të talentuar. Pjesa më e madhe ishin 18-19 vjeçarë, madje kishte edhe lojtarë 17-vjeçarë, siç ishte rasti i Bardhit që aktivizohet me Partizanin.

– Çfarë mund të vlerësoni më tepër në këtë minifazë?

– Seriozitetin me të cilën, djemtë u stërvitën dhe ju përgjigjën procesit stërvitor. Si individë mund të përmend 19-vjeçarin Latifi, që luajti për herë të parë me skuadrën Shpresa, apo Adrian Ismajlin, një futbollist 18-vjeçar nga Kosova.

– Çfarë mund të thoni tjetër në lidhje me paraqitjen në Antalia?

– Gjatë kësaj minifaze, që kishte si qëllim kryesor, për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistëve. Programi stërvitor është ndërthurur me disa ndeshje stërvitore, të cilat edhe pse me ekipe me diferencë të madhe në moshë me kundërshtarët treguan për ne, disa detaje teknike në lidhje me kundërshtarët.

– Pas pak ditësh hidhet shorti për Eliminatoret e Kampionatit Europian, çfarë prisni prej tij?

– Thjesht, të njohim kundërshtarët e grupit eliminator. Nuk është se kemi ndonjë preferencë të veçantë, ndërkohë që jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë së çdo kundërshtari. Futbolli është rritur kudo dhe është e vështirë, të gjesh skuadra të dobëta për t’i preferuar si kundërshtarë. Ne na duhet të përqendrohemi dhe të marrim maksimumin nga lojtarët që kemi në dispozicion.

 
Fire Red 3s On Feet,
Jordan Fire Red 3s,
Fake Fire Red 3s,

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here