Gega: Short i pranueshëm

0

Sot paradite ne sallen e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit, trajneri Skënder Gega ka dhënë një konferencë për shtyp. Në qendër të konferencës ka qenë shorti eliminator i Kampionatit Europian . Në fillim ka folur trajneri Gega në lidhje me grupin e katërt eliminator ku Shqipëria do të përballet me Portugalinë, Izraelin , Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin. “Në pamje të parë, duket sikur ekipet kanë diferenca mes njera tjetrën por duke u nisur nga eksperienca e së kaluarës mendoj se nuk është kështu. Na ka ndodhur, që të humbim ndaj kundërshtarëve që i mendonim të kalueshëm, ndërkohë që kemi fituar atëherë kur nuk kemi qenë favorit. Kështu që do të na duhet të vlerësojmë në maksimum çdo ndeshje”- ka theksuar trajneri i U-21. Më pas ai ka bërë një paraqitje të grupit dhe planeve të tij, duke theksuar se: “Jemi në fazën e fundit të formimit të grupit. Shumë shpejt do të kemi edhe një grumbullim 3 ditor, me lojtarët e kampionatit shqiptar për të qenë gati për sfidën e parë në Lihtenshtejn, ku do të grumbullohen lojtarët që kanë formën më të mirë”- përfundoi Gega. / FSHF

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image