Gega projekton ndryshime, momenti i Çinarit

0

Partizani vijon me përgatitjet dhe ndeshja e radhës për të kuqtë është ajo e Kupës së Shqipërisë kundër Tërbunit. Trajneri Skënder Gega ka programuar ndryshime për këtë takim dhe me shumë mundësi do të ketë ndryshime të pakta.

Titullar pritet të jetë sulmuesi anësor Erald Çinari, i cili u ble te Vllaznia këtë verë. Ai dhe Asani pritet të jenë në mbështetje të të riut Daci, i cili pritet të ketë minuta në këtë takim. Hebaj është i grumbulluar me Shpresat, që kanë edhe një ndeshje miqësore me Italinë.

Ai nuk mund të kthehet për takimin e Kupën, por trajneri Gega mendon për skemën ndaj Laçit dhe i shkon për shtat të luajë me Dacin dhe jo me Mensah në vijën e parë. Trashi me shumë mundësi do të kthehet në linjën e majtë të mbrojtjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.