Gega përdor “xholin”, Starova e Shehi bëjnë lëvizje

0

Kastrioti-Partizani dhe Laçi-Skënderbeu janë dy ndeshjet që nisin prej orës 16:00 dhe trajnerët kanë vendosur në lidhje me formacionet. Në kampin e kuq dilema ishte krahu i djathtë i mbrojtjes dhe trajneri Gega do të përdorë në vend të Ibrahimit “xholin” Atanda dhe Mala do të luajë në qendër të mesfushës. Kastrioti ka bërë gjithashtu ndryshime të detyruara, me Herald Markun të tërhequr në krahun e majtë të mbrojtjes. Titullar këtë herë është edhe Marku tjetër, Taulanti.

Në Laç Starova ka bërë disa lëvizje. Mane dhe Jonuzi janë ata që ulen në stol, nga fillimi e nisin Eller dhe Okpotu. Skënderbeu në krahun tjetër nuk ka Muzakën. Pervan do të jetë ai që do të luajë në qendër të mesfushës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 20 prill 2019, ora 16:00

KASTRIOTI-PARTIZANI
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, H. Marku, Shehu, Ymeraj, Bardhi, Kalaja, Roxher, T. Marku. Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Hoxha, Atanda, Belica, Rexhepi, Trashi, Mala, Hila, Duka, Asani, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Devis Korreshi, Marjus Qose, Emirjon Sino

LAÇI-SKËNDERBEU
Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj, Shtubina, Okpotu, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo, Pervan, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.