Gega: Për festën nuk i mbyllim derën askujt, nesër mund të shënojë edhe… Hoxha!

0

Pasditen e nesërme do të luhet një ndër derbit më të veçantë të historisë së Partizani-Tirana, me të kuqtë, të cilët me një fitore të mundshme mund të festojnë titullin kampion pas plot 26 vitesh pritje. Në kuadër të takimit për mediat ka folur numri një i stolit të Partizanit. Skënder Gega si gjithnjë shfaqet me këmbë në tokë, teksa kur pyetet për mungesat e rëndësishme të Asanit e Telushit, përgjigjet se golin e pret edhe nga Alban Hoxha.

DERBI – “Është ndeshja e radhës por është ndaj Tiranës dhe është specifike, aq më tepër kur sheh pozicionet që jemi. Besoj se ka ardhur fundi dhe shpresoj që tja dalim edhe me derbin edhe me rrugëtimin e gjatë që kemi bërë.

Tirana ka problematikat e veta, nuk është detyra jonë të analizojmë Tiranën. Tifozëve shpresoj që t’ia shpërblejmë, pasi nuk na janë ndarë as në kohë të vështira. Shpresoj që nesër të jetë një stadium i mbushur plot dhe të gëzojmë të gjithë bashkë. Megjithatë, është një 90 minutësh që nuk i dihet.”

MUNGESAT – “Janë tre lojtarë që kanë kontribut të jashtëzakonshëm, por për fat të mirë edhe pjesa tjetër është munduar gjithmonë dhe shpresoj të vijojë e njëjta performancë. E treguam dhe në Vlorë që Partizani është në rrugën e duhur dhe i qetë. Nesër është një tjetër ndeshje, por ne i kemi bërë përgatitjet tona ashtu siç dimë ne, pa bërë ndryshime. Çdo njeri që do të luajë do të mundohet të bëjë punën e Asanit, Mensah apo Telushit.”

DERBI MË I VEÇANTË – “Kemi bërë tre derbi dhe kemi marrë shtatë  pikë. I vetmi ndryshim është që duam ta mbyllim sa më shpejt kampionatin.”

TITULLI KAMPION – “Tradita është e mirë të vazhdohet. Për mua është shumë e rëndësishme të arrihet objektivi final. Pavarësisht se fillimisht nuk është përmendur titullin, kemi mbërritur këtu dhe jemi pranë një finaleje. Derbit ngelin në histori dhe janë adrenalinë, por e rëndësishme është që Partizani të ngrejë trofeun.”

MBËSHTETJA – “Ka konçiduar që derbi ndoshta mund të jetë finalizimi i gjithë punës tonë. Nesër jam i sigurt që do të vijnë nga gjithë Shqipëria dhe presin nga ne t’i gëzojmë. Jemi munduar në çdo ndeshje të bëjmë maksimumin dhe nesër është ndeshja jonë. Luajmë si pritës dhe besoj që stadiumi do të ndizet.”

EUFORIA – “Ne si profesionistë e dimë që kampionati nuk ka mbaruar dhe jemi me këmbë në tokë. Kjo frymë është dhe në ekip. Askush nuk e ka fjetur mendjen. Është futboll dhe luajmë ndaj Tiranës. Do të bëjmë maksimumin që gjërat të shkojnë ashtu siç duam ne.”

PARAGJYKIMET – “Paragjykimet nuk i kemi ne në dorë. Vetëm zoti nuk paragjykohet se nuk është në tokë. Të gjithë kush jemi këtu kemi hapësira për t’u paragjykuar. E rëndësishme është të jemi në rregull me ndërgjegjien tonë. Tirana është një ekip i madh dhe derbit gjithmonë kanë pasur rivalitet dhe nuk ka pasur rëndësi pozitat e ekipit. Do mundohemi ta menaxhojmë ndeshjen, paragjykimet nuk janë në dorën tonë.”

FRIKA – “Mua më tremb çdo ndeshje. Nga minuta e parë deri në minutën e 90-të duhet menaxhuar mirë. Duhet të kapim situatat dhe të zbatojmë detyrat. Nuk duhet të kemi firo. Shpresoj dhe uroj të mos dënohemi me gjëra që janë anësore. Shpresoj që të gëzohemi të gjithë.”

MUNGOJNË GOLASHËNUESIT MË TË MIRË –
“Asnjëherë nuk kemi caktuar gola, pasi ato vijnë gjatë ndeshjes. Shpresoj që çdokush të bëjë më të mirën. Alban Hoxha mund të shënojë nesër. Nuk e di si vjen situata. Penallti apo korne, e rëndësishme është ta përfundojmë me sukses. Ditën e parë që kam ardhur nuk kemi premtuar trofeun, por një ekip me mentalitet fitues. Jam krenar për të gjithë çunat dhe për stafin për të gjithë.”

PRESIONI – “E kam presionin tim të mjaftueshëm. Presioni i Tiranës është i Tiranës dhe nuk mund të them se sa është. Uroj që te ne të jetë presioni sa më i vogël dhe të marrim maksimumin.”

MERITAT E TITULLIT – “Sot jemi para Tiranës. Nëse do të arrijmë çdo gjë me sukses, urojmë të takohemi dhe të bëjmë një konferencë shumë shumë të gjatë. Jemi munduar të jemi fair play dhe me këmbë në tokë. Gaz Demi është ai që ka shpirtin e madh dhe është “gentleman” dhe jam i sigurt që nëse do të vijë festa torta do të jetë e madhe dhe secili do të ketë pjesën e tij.”

ARDIAN MEMA KA REFUZUAR TË JETË NË FESTË – “Nuk i mbyllim derën njeriu. Është produkt i Tiranës dhe trajner i saj si dhe ka luajtur me Partizanin. Nuk kemi bërë ftesa për njeri dhe për festën janë dyert e hapura. Të mbarojmë ndeshjen si fillim, më pas është e thjeshtë për të çuar ftesa.”

PEZULLIMI – “Kam qen në pezullim në pankinë, por jo gjatë punës. Kam qen gjithë kohës në kontakt me ekipin si dhe me stafin gjithashtu. Ekipi ka një vit që është ndërtuar dhe nuk ka sekrete, sikur unë mos të jem fare në stadium. Nesër do të jem në derbi dhe është një tjetër adrenalinë.”

LARGIMI I BELICËS – “Kam lexuar për Belicën dhe për Asanin si dhe lojtarë të tjerë. Sot janë të Partizanit dhe nesër nuk e di se çfarë do të ndodhë. Çdokush ka një pakt me klubin. E rëndësishme është të mbarojmë një herë në kampionat. Sot për sot jemi të fokusuar te fundi i kampionatit. Nuk kemi akoma asnjë emër në tavolinë. Të mbyllim sezonin dhe më pas do të merremi me të ardhmen.

FIRMOS PËR BARAZIM GEGA? – “Derbi është shumë i veçantë dhe shpresoj të firmos për atë që ne duam, një pikë apo tre pikë. Loja është ajo që do të vendosë dhe të shohim se çfarë do të na japë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.