Gega: Penalltia ishte, gjyqtarët duhet të tregohen të guximshëm

0

Trajneri Skënder Gega analizoi barazimin me Laçin. Për “Gol pas Goli” në “Supersport” numri një i stolit të “demave” përmendi dhe emra të përveçëm, por njëkohësisht nuk la jashtë vëmendjes dhe rastin e 11-metërshit.

“Fusha ndikoi në lojë, për të dyja skuadrat. Nga fusha me bar sintetik në një fushë të tillë ka ndikim, por gjëra që ndodhin, jetojmë në Shqipëri”.

“Kishim një qëllim, të fitonim. Jam i kënaqur nga ekipi, pasi u vendosëm mirë, patëm raste tona, edhe Laçi u paraqit mirë. Duhet të tregonim diçka më tepër për të fituar”.

Rasti i penalltisë – “Nuk jam emocional, por them se është një ndërhyrje me vrull. Janë gjëra që nuk kthen pas. Arbitri ka këndvështrimin e tij, aq më tepër kur nuk janë të qartë. Do guxim të marrësh një vendim në Laç dhe në çdo fushë kundërshtare”.

“Nuk besoj se do të ishte penalltia që do të vendoste ndeshjen. Kishim raste tona. Ekipi po konsolidohet dhe disa lojtarë janë afruar vonë. Ekipi i zbatoi detyrat. Kishim dhe gabime dhe duhet t’u korrigjojmë për në të ardhmen”.

“Nuk do të thosha se janë të qëllimshme, pasi nuk jam u në që flas për këtë gjë. Është përgjegjësia e tyre, përderisa licensat i jep UEFA. Duhet dhe karakter që të marrë guximin, pas gjyqtari kryesor është lider dhe me një gabim të gabuar, kundër secilës skuadër e prish bukurinë e secilës skuadër. Nuk do ndërhyjë për arbitrat, por nëse klubi ka pretendime, do të dalim me një mendim më të qartë. Me aq sa pash besoj se ishte penallti. Një ndeshje nuk duhet të vendoset nga një penallti, edhe pse do të ishte një ndihmë e madhe pasi do të shkonim në 0-1.

Formacioni – “Ne luajmë me një 4-4-1-1 dhe dalim në sulm me 4-3-3. Bardhi edhe pas kaq vitesh është vetëm 21 vjeç. Më jep optimizëm se bën mirë në stërvitje. Sot jam i kënaqur nga bardhi, duke marrë parasysh që ka qenë në çdo ndeshje në fushë. Ka nevojë që të përmirësohet. Sot ka bërë mjaft mirë. Me stërvitje do të rritet shumë shpejt, ashtu si dhe Hebaj. U angazhua më tepërt. Do harrojmë të kaluarën dhe të jemi optimist për këta çuna të ri. Duhet pak durim. Unë e kam  këtë durim dhe ai jap minuta”.

“Me përjashtim të dy momenteve, Ibrahimi bëri mirë. Është lojtarë me eksperiencë, potent, ka pasim të mirë dhe kur puno edhe gabon. ai është zgjedhja më e mirë që unë kam sot për sot”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.