Gega: Partizani një familje, ja çfarë i thashë Mensah

Fitorja 3-0 ndaj Teutës, bën që Partizani të jetë përkohësisht i vetëm në krye të renditjes, në pritje të sfidës së Kukësit me Skënderbeun. Rezultati dhe loja natyrisht që e lanë të kënaqur trajnerin Skënder Gega, i cili në deklaratën e dhënë pas ndeshjes në programin “Gol pas Goli” në “SuperSport” nuk i fshehu vlerësimet për skuadrën.

“Ishte një moment që nuk duhej të gabonim, pasi me Tiranën morëm vetëm tre pikë, nuk bëmë asgjë të jashtëzakonshme. Skuadra u tregua jashtëzakonisht e pjekur. E studiuam Teutën me detaje dhe jam shumë i kënaqur për trepikëshin”.

“Besimi që ekziston te Partizani? Elementi kryesor i Partizanit sot është puna, jemi të ndërgjegjshëm për qëllimi që kemi. Skuadra nuk dorëzohet deri në momentin e fundit, grupi është gjithçka. Teuta është një skuadër me elementë mjaft të mirë, që luan futboll të bukur. Gjithçka doli ashtu siç e kishim përgatitur”.

“Çfarë diskutova me Mensah në fund të ndeshjes? Partizani nuk është në Angli, por ka histori edhe më të madhe se Lesteri. Unë jam lider. Me Mensah dhe me të gjithë të tjerët, nuk i lë gjërat të shkojnë në heshtje. Mensah kishte dëshirë të madhe që të luante prej minutës së parë, por fjalën e fundit kam dëshirë t’ia them menjëherë në sy dhe të korrigjohet. Unë vendos rregullat e mia, klubi ka rregullat e veta. I tregova se isha i kënaqur për golin e tij, por kisha dëshirë t’i jepja një shans shokut të tij të ekipit. Ekipin e konsideroj si një familje”.

“Kërkuat t’i jepnit shansin Hebajt? Është luks kur nisin bëhen 15-16 lojtarë konkurrentë direkt, është presion pozitiv. Por, duhet të marr vendimet e mia për të mirën e punës. Mmensah mendova t’ia ulja presionin, ndërsa Hebajn kërkova ta ndihmoja. Mensah u aktivizua në momentin kur ra ritmi i lojës dhe ai bëri atë që bëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *