Gega nuk u bind, Lucerna i jep një mundësi

Ka ndodhur edhe më parë që lojtarë të ndryshëm që Partizani nuk është bindur t’i mbajë, ose që i ka larguar dhe më pas kanë qenë të suksesshëm. Mund të ndodhë kështu edhe me Bexhi Anthoni, nigerianin 19-vjeçar të Egnatias, që u vu nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega për disa ditë.

Mesfushori, autor i tre golave me rrogozhinasit në 14 ndeshje, kërkoi të bindë të kuqtë dhe të provonte Superioren, por është pëlqyer vetëm Henri Okebugu. Gjithsesi Anthoni do tentojë të bëjë një hap të madh në karrierë jashtë vendit.

“Sport Ekspres” mëson se përfaqësuesi i lojtarit i ka siguruar atij një provë në Zvicër në ekipin e Lucernës, që garon në elitën e futbollit zviceran. Pritet që në ditët e para të këtij muaji 19-vjeçari të nisë provën dhe më pas do të vendoset për të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *