Gega nis nga puna, mban shënim çdo gjë

Trajneri qëndroi në stol duke mbajtur shënime i veshur si civil. Stërvitja u drejtua nga tekniku i ekipit B, Genc Mahmutaj

Partizani zyrtarizoi ditën e djeshme teknikun e ri, ai është Skënder Gega. Ky i fundit doli dhe në stërvitjen e djeshme të skuadrës së kuqe. Tekniku ishte i pranishëm në seancën që zhvilloi ekipi i kuq në kompleksin sportiv në Kamëz. Ai u prezantua me futbollistët dhe qëndroi duke parë seancën stërvitore. Para fillimit të punës në seancën e djeshme stërvitore, i pranishëm në seancën stërvitore ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama. Zyrtari i kuq prezantoi teknikun Gega para futbollistëve. Ai u tregua i qartë në fjalën që u tha futbollistëve të Partizanit. “Skënder Gega do të jetë trajneri ynë i ri. Ai ka firmosur për një vit dhe do të drejtojë ekipin në sezonin e ardhshëm dhe për Kupat e Evropës. Shpresoj të punoni fort. Uroj suksese për të gjithë ju”, – tha ndër të tjera zyrtari i kuq.

GEGA – Pas fjalës së Drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Rama, fjalën e mori trajneri Skënder Gega. Ky i fundit nuk e zgjati shumë. “Jam shumë i kënaqur që jam bërë pjesë e Partizanit dhe do të punoj me ju. Besoj se do të t’ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate në vazhdim. Kam bindje se me një punë të mirë gjithçka do të shkojë mirë”, – u shpreh Gega.    

STËRVITJA – Seanca e djeshme stërvitore u drejtua sërish nga trajneri i Partizanit B, Genc Mahmutaj. Ishte ky i fundit që aplikoi një seancë fiziko-teknike. Skuadra iu nënshtrua më shumë cirkuiteve fizike, por më pas nisën dhe ushtrimet me top. Në kohën që Partizani po zhvillonte përgatitjet, tekniku Gega, i veshur si civil kishte marrë vendin e tij në pankinë. Numri një i stolit mbajti shënime gjatë gjithë seancës së djeshme stërvitore. Ai u pa me një bllok shënimesh.

Gega pa edhe gjendjen e lojtarëve dhe në bazë të shënimeve që mbajti, sot do të përgatisë dhe programin stërvitor për ditët në vazhdim. Dita e sotme do e gjejë atë në krye të ekipit duke drejtuar seancën stërvitore. Kjo do të jetë dhe seanca e parë që do të zhvillojë Gega në krye të “demave”. Ai duhet të fillojë të mendojë në lidhje me ndërtimin e ekipit që do të përballojë Evropën, por dhe për kampionatit. Ekipi i Kukësit është përforcuar ndjeshëm dhe duket se skuadra verilindore do të jetë skuadra që duhet të mposhtet për k?7të sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *