Gega me program të ngarkuar, “demat” me sytë nga Hoxha

Partizani ka bërë gjithçka mirë deri më tani, pasi ndodhet në vendin  parë pas 8 javësh. “Demat” nuk pësojnë prej 7 takimesh dhe i vetmi gola që kanë marrë është ai ndaj Skënderbeut me 11- metërsh, në sekondat e fundit të ndeshjes së javës së parë në Korçë.

Gjithsesi, në kampin e Partizanit kanë nisur që të shqetësohen për gjendjen e kapitenit të tyre Alban Hoxha. “Gardiani” la grumbullimin e Kombëtares, për shkak të një dëmtimi dhe kjo gjë ka shqetësuar jo pak stafin teknik që uron të mos ketë asnjë problem serioz për 30-vjeçarin. Sot pritet dhe përgjigja për shkallën e dëmtimit dhe të gjithë urojnë që të mos jetë një dëmtim serioz, pasi frika në kampin e kryesuesve ekziston.

“Të kuqtë” nuk zgjodhën për të zhvilluar ndeshje miqësore gjatë kësaj faze pushimi nga ndeshjet e Kombëtares, megjithatë tekniku Skënder Gega ka programuar një periudhë mjaft të ngjeshur stërvitore, me skuadrën që do të ushtrohet me dy seanca edhe ditën e sotme. Paradite skuadra do të kryej ushtrime në palestër, ndërsa pasdite do të zbresë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *