Gega: Kupa paralel me kampionatin, ja mesazhi që kam për tifozët

0

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur sot për faqen zyrtare të klubit në platformën “Facebook”, ku ka prekur disa tema. Numri një i “Demave të Kuq” ka folur për fazën përgatitore në Antalia, ndeshjen kundër Kastriotit në Kupë, si dhe dha një mesazh për tifozët e kuq.

Faza përgatitore – “Është e vërtetë, minifazës së dimrit po i vjen fundi. Jam i kënaqur për punën, paraqitjet që ka bërë skuadra dhe gjithçka ka vajtur mirë. Shpresoj që kur të kthehemi në Shqipëri skuadra të ecë me këtë ritëm.

Deri më tani, skuadra është përgatitur mirë. Skuadra ka bërë stërvitje me nga dy seanca. Do të jetë një gjysmë e dytë e vështirë, pasi kur je në krye, duhet të bësh maksimumin”.

Kushtet e stërvitjes – “Jam jashtëzakonisht i kënaqur me kushtet këtu, pasi stërvitja po bëhet në kushtet optimale. Jo vetëm kjo, por dhe miqësoret që kemi bërë kanë qenë me skuadra shumë të mira”.

Çdo ndeshje miqësore, çdo ndeshje zyrtare, për një trajner, për një ekip, qëllimi është të bëhet mirë, të paraqitesh mirë. Të ndërtosh një strategji me të cilën do të luash në kampionat”.

Kupa – “Besoj se jam i kënaqur me atë që çunat kanë bërë deri më tani. Afrimet e reja? Kemi ende kohë, shpresoj të ambientohen sa më shpejt. Duhet të ndërtojmë një mentalitet që në stërvitje, por dhe në ndeshje miqësore para grupit, të vlerësojmë gjithçka. Kupa, në paralel me kampionatin, është në objektivat tona”.

Ndeshja përballë Kastriotit – “Duhet të ndërtojmë një mënyrë loje që të marrim rezultatet e duhura edhe në Kupë, si dhe t’iu japim hapësirat e duhura edhe lojtarëve të rinj dhe që nuk kanë luajtur shumë në kampionat”.

Mesazhi për tifozët – “Është shumë e rëndësishme që për arritjet që kemi bërë deri më tani, rezultatet që kemi marrë, tifozët na kanë qëndruar pranë. Mesazhi im si trajner për tifozët është që të kemi mbështetjen e duhur, pasi ne si ekip do të japim të pamundurën në fushën e lojës”,- u shpreh Gega.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.