Gega: Jemi në rrugën e duhur, komplimente Kukësit

Partizani arriti një fitore të madhe në Kukës dhe vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin shqiptar. Esat Mala ishte heroi i të kuqve me golin e shënuar përballë ekipit të Cungut, duke i dhuruar të kuqve fitoren e katërt rresht në kampionat. Trajneri Skënder Gega shfaqet i lumtur në emisionin “Gol pas Goli”, por kërkon të mbajë me këmbë në tokë ekipin e tij. Komplimenta lojtarëve, por dhe Kukësit.

VENDI I PARË – “Mendoj se është ndjesi e mirë të jemi në vendin e parë. Jemi ende në fillim, pasi kemi dhe tre faza të tjera. Kemi pasur një ecuri të mirë dhe jam i kënaqur dhe i urova dhe djemtë. Patëm dhe ne probleme. E komplimentova dhe Kukësin, pasi gjërat shkuan siç e parashikuam. Djemtë po përgjigjen dhe grupi është në rrugën e duhur.”

FITORJA – “Patëm dhe ne disa raste vështirësie. Patëm lodhje fizike. Kemi dy djem të rinj, të cilët po ingranohen gradualisht. Mala ishte ndryshim i detyrueshëm. Patëm një ngërç të vogël, por ne mund t’i godisnim dhe në momentet e vështira.”

SULMI – “Nuk kemi një katërshe sulmuese tipike. Nuk kemi bomber dhe kemi mbijetuar dhe kemi bërë shumë mirë në të dyja fazat. Në metrat e fundit goditëse duhet të bëjmë më mirë. Dihet sa mirë zgjidhet me një lojtar finalizues. Kjo është mangësi dhe këtë folëm dhe pas ndeshjes që mund të shënonim nëse do besonim. Për fat të mirë po e kuptojmë njëri tjetrin dhe po bëjmë mirë, pasi jemi një skuadër e re.”

ECURIA – “Kemi dhe tre faza dhe nëse klubi do e shohë të arsyeshme dhe do të kemi nevojë, do të bëjmë ndërhyrje. Jam i lumtur me skuadrën që kam. Ne nuk jemi absolut dhe nuk jemi të përkryer. Nëse përforcohemi në çdo repart do të kemi më shumë konkurrencë. Në filozofi dua që të kemi një skuadër kompakte, sepse futbolli është një lojë kolektive.”

KUNDËRSHTARËT – “Çdo ndeshje ka pasur specifikën e saj. Kukësi bëri mirë sot dhe duhet ta komplimentojmë, edhe pse ne ishim në avantazh dhe u futëm pak në presion. Korça ka luajtur mirë po ashtu. Ne do të ndeshemi me çdo skuadër dhe tre herë. Është një rrugë e gjatë nga ekipi i parë deri tek ekipi i fundit.”

KËRKESA – “Në çdo moment kërkoj disiplinë. Kam eksperiencën dhe jemi rritur me një grup trajnerësh, të cilët na kanë edukuar dhe marr çdo të mirë nga ata. Ajo që shihet në fushë është pasqyrë e asaj që jemi dhe jashtë fushe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *