Gega: I kënaqur me grupin, Çani nuk është aty ku duhet

0

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Mariborit, në Europa League (e enjte, 17:30, “Selman Stërmasi”. Është ndeshja e parë sezonale e Partizanit dhe debutimi i Gegës, ndaj interesimi ka qenë i madh, me trajnerin e të kuqve që është ndalur gjatë me gazetarët.

– Debutimi me një kundërshtar të fortë, a është gati skuadra?
– Patjetër. Ky është shorti, edhe pse do të donim një rival tjetër. Maribori është një ekip shumë i fortë dhe ka një ecuri te jashtëzakonshme vitet e fundit. Me grupin që kemi jam i kënaqur, besoj se do të bëjmë më të mirën për paraqitje dinjitoze.

– Partizan sulmues, apo i kujdesshëm nesër?
– Në një ndeshje duhet të kujdesesh për të gjitha pjesët. Jemi të gatshëm, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

– Si është situata me Çanin?
– Çani ka qenë pjesë e grupit. Kam shumë pak kohë, dua të ndërtoj një grup solid. Vendimi ka qenë teknik. Unë jam personi që ka vendosur që ai të mos jetë i përfshirë në 20 lojtarët për këtë tur, arsyet janë teknike.

– Keni thënë se duhen përforcime?
– Ekipi ka nevojë për përforcime, për lojtarë që bëjnë diferencën. Klubi ka politikën e vet dhe buxhetin, nuk janë në dorën time. Jam i kënaqur me këto qe kane ardhur.

– Çani jashtë, por lojtarët e rinj janë futur?
– Parametrat e Çanit nuk janë aty ku duhet. Sot për sot ai nuk plotëson parametrat për te kontribuar. Gjithsesi, ai ka kontratë, është pjese e ekipit.

– Çfarë dini për Mariborin?
–  Maribori është ekip shumë i fortë, ne e respektojmë, por kemi punuar fort për ta përballuar.

– Keni thënë se nuk u intereson Europa, çfarë prisni realisht me Mariborin?
– Ndeshja me Mariborin duhet të na beje optimistë. Për aq sa kohë sa kemi qene me ekipin do të bëjmë të pamundurën. Jam i kënaqur. Ne mendojmë të ardhmen, por presim gjithçka. Duam të luajmë me korrektësi, nota pas ndeshjes, por jam i kënaqur.

– Largimi i Bathës dhe Çulumit?
– Çulumi ishte shumë profesionist, por dhe si njeri meriton vlerësim, por grupi ka një objektiv. Një 34-vjeçar nuk mund te mbahet në ekip, pavarësisht se kemi disa lojtarë të rinj që kemi marrë. Hila është në vend te Bathës, është prurje e mirë dhe e njeh grupin. Shpresoj ta shtyje grupin përpara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.