Gega: E vështirë, por do ia bëjmë ‘hyzmetin’

Debutimi i Skënder Gegës te Partizani do të jetë me një provë zjarri, sepse në Europa League do të jetë përballë Maribori, një ndër klubet më të suksesshëm në Slloveni, që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe lojtarë të nivelit të lartë.

Gjithsesi, Gega nuk trembet dhe në një prononcim për faqen zyrtare të klubit jep mesazhin se Partizani do ta provojë, sa të mundet.

“Për mua është kundërshtari më i fortë i mundshëm. Gjithsesi, ne do t’ia bëjmë “hyzmetin”, duke u prezantuar sa më mirë. Do ta studiojmë Mariborin, duke filluar që nga miqësorja e fundit që luajti me Kukësin. Prioritet për ne është ndërtimi i një skuadre sa më të fortë për sezonin e ri, por do të tentojmë edhe një paraqitje dinjitoze në Europë. Pse jo kualifikimin.”

Edhe në ditën e prezantimit Gega e bëri të qartë se klubi nuk ka prioritet suksesin ndërkombëtar këtë verë, por ndërtimin e një ekipi të ri e ambicioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *