Gega: Djemtë meritojnë komplimente, do përmirësohemi

Partizani vijon që të kryesojë me qetësinë e Skënder Gegës, i cili sërish në prononcimin  tij në “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” ishte i lumtur për suksesin me Laçin. Trajneri tropojan foli dhe për ato momente ku skuadra nuk u përgjigj dhe aq mirë.

QETËSIA – “Është e vërtetë që e kemi kërkuar të jemi të qetë, të menaxhojmë ndeshjen. Laçi është ekip që mbrohet mirë, ndeshja me Skënderbeun e tregoi këtë. Donim tre pikët, kur nuk po shënonim kisha dilemat e mira për të mos dalë nga detyrat taktike. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”.

MAKSIMUMI ËSHTË ÇËLËSI – “Kishim lodhje, që është shfaqur. Sot funksionoi grupi, punuam mirë taktikisht. Asnjëherë nuk kam qenë më i qetë nga ekipi, pasi po luanim të qetë. Jam i kënaqur që e kaluam këtë sfidë të vështirë”.

KOTE – “Patjetër që e shpërblen besimin tim. Është 20-vjeçar dhe arsyeja pse luan është se ka besimin tim. Nuk është lider, por edhe ndërrimi është mundësi për një lojtar. Do jetë shpesh në lojë, të gjithë do kenë pjesën e vet”.

CINIZMI – “Patjetër ka nevojë për përmirësim. Me Kamzën patëm 5-6 raste. Jo çdo ndeshje është e njëjtë. E dinim se me Laçin do ishte e vështirë. Me qetësi mund të shënonim edhe më tepër. Por kështu funksionon, jo çdo top shkuan ku duam ne. Normalisht kemi nevojë për përmirësim, por e mira është që jemi të parët. Do punojmë për të shënuar më shumë. Nuk korrigjohet gjithçka për dy javë”.

PLAN PËR TË DALË NGA KURTHET– “Kur nuk fiton lehtë del plani B. Sot ky është ekipi, do mundohemi të vazhdojmë kështu. Meritojnë komplimente djemtë. Për çdo situatë do kërkojmë zgjidhje të ndryshme. Të gjithë bënë maksimumin, do rregullohet edhe pjesa e shënimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *