Gazheli: Mund të triumfojmë në Elbasan, më duan në Superiore

Turbina është shumë pranë shpëtimit prej rënies nga Kategoria e Parë. Cërrikasit favorizohen edhe nga golaverazhi në ndeshjet direkte dhe vetëm një humbje 3-0 me Elbasanin i çon ata në “play-out”. Verdheblutë, edhe pse do të jenë pritës, zor se do ia dalin t’ia shënojnë aq gola cërrikasve.

Gjithsesi Turbina nuk shkon për t’u mbrojtur në Elbasan. Mbrojtësi Frenkli Gazheli, për SportEkspres.com deklaron: “Ne edhe barazimi na bën punë dhe na largon nga vendi i katërt, por në Elbasan do shkojmë vetëm për fitore. Jo vetëm kaq, por do synojmë që mos pësojmë gol, sikundër në pesë ndeshjet e fundit ku kemi pësuar vetëm 1 gol. Turbina nuk toleron dhe i ka mundësitë që të marrë tri pikët në Elbasan”.

20-vjeçari Gazheli flet edhe për të ardhmen: “Së pari mendoj një mbyllje me sukses të sezonit me Turbinën, pastaj ka kohë që të vendos për sezonin tjetër. Ka rreth dy muaj që kam marrë një ofertë nga Superiorja dhe e kam vlerësuar seriozisht. Besoj se kjo është mundësia më e mirë për elitën, por edhe për të menduar më mirë për karrierën”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *