Gazetari tregon tjetër skandal të Ronaldos: E pabesueshme! Rrinte te makina, derisa e thirrën për çmimin

Kristiano Ronaldo duket se e ka humbur toruan tërësisht gjatë këtyre kohëve. Si të mos mjaftonte ajo formë e keqe që po kalon te Juventusi, ka humbur edhe garën për Topin e Artë, madje duke dalë në vendin e tretë.

Këtë fakt e dinte më së miri prej kohësh, prandaj nuk zgjodhi të shkonte as në ceremoninë e ndarjes së trofeve, me justifikimin se do të ishte te një tjetër mbrëmje që bëhej në Itali për futbollistët më të mirë të sezonit 2018-2019.

Por edhe këtë ceremoni, Ronaldo nuk e ka respektuar, duke përbërë një tjetër skandal dhe duke sjellë shumë polemika. Do të ishte gazetari i “Bien”, Tancredi Palmeri i cili tregoi se portugezi nuk po qendronte fare në sallë, por duke treguar mungesë respekti dhe ishte në makinën e tij, derisa e thirrën për t’i dhënë çmimin si lojtari më i mirë i Serisë A.

“E pabesueshme! Ronaldo po priste në makinë derisa e thirrën për t’i dhënë çmimin si lojtari më i mirë i Serië A. Kur erdhi koha, doli nga makina dhe futet në teatër, ndërsa bodigardët nuk i lejuan fotografitë”, shkruan Palmeri. /Sport Ekspres/