Gazetari spanjoll: Ronaldo-Juve, çështje dite ose ore! Ja çfarë do Perezi!

I intervistuar nga RMC Sport, gazetari i Fox Sports, Alvaro von Riketi ka folur për çështjen Kristiano Ronaldo-Juventus.

“Real Madridi është i qetë, ai që duhet të zhbllokojë tratativën duhet të jetë Zhorzh Mendesh. Akordi mes Kristianos dhe Juves është arritur, Florentino Perez dëshiron një lamtumirë të madhe për lojtarin. Ka kërkuar në fakt që Kristiano të prezantohet në Madrid për t’u përshëndetur me tifozët. Sidoqoftë, sipas meje, kalimi i Ronaldos te Juventusi është çështje ditësh, madje orësh..”.

“Pse Juventus? Mendoj se është çështje krenarie se sa parash. Ronaldo te Juventusi do të garantonte të njëjtën shifër që fiton te Reali. Problemi është që Kristiano dëshiron të jetë në qendër të projektit dhe i vlerësuar nga drejtuesit.

Ai ndihet më i miri në botë dhe fakti që Mesi, Nejmar dhe Grizman kanë marrë rritje rroge shumë lehtësisht dhe pa negociuar shumë e bën të ndihet pak keq”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *