Gazetari italian: E blenë De Ligt për 76 milionë euro, Marash Kumbulla është më i mirë se ai

De Ligt është gjithmonë në epiqendrën e vëmendjes mediatike në Itali. Deri tani mbrojtësi holandez nuk arritur të përmbush pritshmëritë me lojën e zhvilluar te bardhezinjtë.

Pastaj nëse e bëjmë krahasimin me nivelin e treguar te Ajaksi në sezonin e shkuar, nuk ka asnjë ngjashmëri të vetme. Për këtë çështje ka shkruar së fundmi edhe gazetari Italian, Gianni Mura, për “Repubblica”. Ai ndalet te pjesa e prapavijës së kampionëve të Italisë, ndërsa nuk ngurron të shprehet se Marash Kumbulla ka treguar deri tani se është më mirë edhe pse De Ligt që ka kushtuar 76 milionë euro.

“Rugani është një situatë paradoksale te Juventus. Pesë vite më parë e kishte Sari te Empoli. Trajneri e donte atë te Napoli dhe Chelsea dhe nuk mundi ta merrte. Tani që e ka në dizpozicion te Juventusi, nuk e ka në llogari. Gjithashtu edhe De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti “idiote”.

Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventusi dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”, shkruan Gianni Mura. /Sport Ekspres/