Gazetari i njohur jep zgjidhje për problematikët: Të paguajnë dhjetëfishin e dëmit dhe dhjetë vite pa stadium

Në kryeqendër të vëmendjes mediatike sa i përket futbollit në Shqipëri është kthyer puna e tifozëve problematikë. Shkatërrimi i stolave në “Air Albania” po vazhdon dhe doza e emocioneve është duke u shfryrë në vendin e gabuar.

Ndërkohë gazetari i njohur, Edi Oga, jep një zgjidhje për këtë problem. Sipas tij ata tifozë që i kanë bërë këto dëme, duhet të paguajnë 10-fishin e vlerës që kanë dëmtuar. Njëkohësisht nuk duhet të shohin më stadium dhe të jenë present për 10 vite, në mënyrë që të ketë një leksion të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *