Gazetari grek tregon hapur xhelozinë e Shqipërisë: Uau! 4 gola, ne i bëmë vetëm me Gjibraltarin

0

Ndërsa në Shqipëri u kthye në festë dhe duartrokitje gjithë ambienti agresiv kundër lojtarëve të Kombëtares, në Greqi vazhdon situata dramatike. Turpërimi mori vulosjne në atë barazim në shtëpi kundër Lihtshtejnit 1-1.

Vlente njësoj si një humbje për grekët, që dolën nga gara e Europianit 2020, por më e keqja se barazuan ndaj një kundërshtari modest. Kjo ka shtyrë edhe gazetarin e njohur grek, Alexis Spyropoulos, që të bëj një artikull për median po aq të njohur në vendin fqinj “SDNA”.

Baza e krahasimit për të është Shqipëria dhe Kosova, vendet e Ballkanit, ndërsa artikullin e titullon: “Një qëllim, nëse ka, me gjak”. Pra duke ua bërë të qartë tifozëve dhe lojtarëve, se qëllimi arrihet vetëm duke dhënë gjithçka nga vetja.

Sa i përket Shqipërisë, gazetari shpreh xhelozinë e tij me 4 golat e shënuara te kuqezinjtë, ndërsa Greqia ka arritur të shënojë një numër të tillë golash vetëm kundër Gjibraltarit përpara 2 vitesh.

“Unë isha xheloz këto ditë në kohën e Kombëtareve, me ato katër golat e Shqipërisë që i shënuan ndaj Islandës. Brenda meje thashë: “Uau”. Greqia ka shënuar 4 gola vetëm kundër Gjibraltarit për kualifikueset e Botërorit në këto kohë.  Me një Gjibraltar që ishte jashtë gare, jo më ndaj një kundërshtari fizik si Islanda.

Në këto ditë të Kombëtareve, unë mendoj se është turp të mos jetosh progresin e madh që ka bërë Kosova, falë Fadil Vokrrit.  Me më pak se tre vite, ata u bënë një ekip shumë konkurues. Me genin që rrjedh nga Jugosllavia, me bazën e racës shqiptare, janë duke jetuar në Europën Qëndrore dhe vendet skandinave.  Vokrri ka ndërruar jetë vitin e shkuar, papritur. Ai e dinte se ky moment do të vinte, herët a vonë, megjithëse nuk arriti që ta përjetoj. Diaspora shqiptare ka mjaftueshëm futbollistë, jo vetëm për një listë, por për 3-4 Kombëtare. Vokrri e dinte këtë gjë, por nuk e jetoi momentin. Sot të gjithë e përkujtojnë atë”, shkruan mes të tjerash gazetari grek. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.