Gavazaj: Tani kemi gjithçka në dorë

Ishte sërish një ndër më të mirët në fushë, në një ndeshje aspak të lehtë, sepse në fazën sulmuese Skënderbeu vuajti shumë. Enis Gavazaj e pranon se mbulimi i rreptë nga futbollistët e Flamurtarit i hapi jo pak probleme Skënderbeut, por gjithsesi goli erdhi dhe tashmë titulli duket pranë.

“Nuk është se ishte një ndeshje e vështirë por loja që praktikonte Flamurtari ishte një lojë një kundër një dhe normalisht e kishim të vështirë që të gjenim kohë për administrimin e lojës, megjithatë dolëm nga ky kurth dhe patëm disa raste për shënim. Kjo ishte loja jonë dhe kundërshtari nuk na vuri në asnjë moment në rrezik.

“Shënuam golin dhe jemi të qetë. Jemi 11 pikë para dhe mund të them se është një situatë e mirë për ne që të menaxhojmë diferencën. Mund të them se kampionati nuk është mbyllur por është i gjithi në dorën tonë”, u shpreh mesfushori pas ndeshjes së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *