Gavazaj provon makthin rus, “derbi” shqiptar do luhet në kushte të tmerrshme

0

Që kur u transferua në Rusi, Enis Gavazaj e dinte që do vuante në shumë drejtime, por mbi të gjitha në aspektin e ambientimit me motin në lindje.

Krasnojarsk është një qytet i madh në Siberi dhe aty Gavazaj tashmë po provon makthin e të ftohtit, sepse që në nëntor temperaturat kanë zbritur shumë gradë nën zero, aq sa sot ishte 24 gradë nën zero gjatë natës dhe -16 në mesditë.

Ju duken temperatura të ulëta? Atëherë shihni dhjetorin, sepse të shtunën temperatura më e lartë do jetë -16 gradë, ndërsa të mërkurën e ardhshme moti do jetë vrasës, me temperatura nga – 28 deri në -34 gradë.

Në fundjavë Jenisej do presë Ahmatin e Balajt, Roshit dhe Berishës, ndërsa Federata Ruae ka refuzuar prerë kërkesën që ndeshja të luhet në stadium të mbuluar, nga ata që përdoren për stërvitje ose futboll salle.

Bernard Berisha e Odise Roshi ka kohë që nuk luajnë dhe nuk do shkojnë ne Siberi, por Gavazaj e Balaj priten të paktën në stol, për një torturë 2-orëshe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.