Gavazaj: Ky Kukës ia del, ja pse vendosa të rikthehem në Superiore

0

Enis Gavazaj ka qenë një ndër përforcimet më të bujshme të merkatos së verës. Mëngjarashi kaloi një vit për t’u harruar pas huazimeve në Rusi e Bjellorusi, por me rikthimin në Kategorinë Superiore, Gavazaj shpreson të kthehet ai i mëparshmi.

Në një intervistë për “Supersport”, 24-vjeçari u shpreh optimist për të ardhmen me klubin verilindor dhe  zbuloi arsyet që e shtynë që të rikthehej në Shqipëri.

“Më bindi projekti i klubit. Kukësi është ekip që synon trofe dhe kjo më bindi që të rikthehem në Superiore. Disa prej djemve i njoh, besoj se do krijojmë një grup të mirë e do kemi sukses, pasi për këtë kemi ardhur të gjithë këtu. Besoj se do ia dalim të arrijmë objektivat e klubit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.