Gavazaj debuton me fitore, ditë “jo” për Alitin në Suedi

Enis Gavazaj ka debutuar ditën e sotme me skuadrën e Dinamos së Minskut në Bjellorusi. Skuadra kryeqytetase e nisi kampionatin në mënyrën e duhur, duke mundur me rezultatin 1 – 0 kundërshtarët e Slavia Mozyr.

Gavazaj u aktivizua nga stoli në këtë takim, ku luajti përreth 30 minuta. Mëngjarashi u huazua tek ekipi bjellorus nga Skënderbeu gjatë ditëve të para të marsit.

Një tjetër “ish” i Skënderbeut që ka debutuar ditën e sotme në një kampionat të ri është Fidan Aliti. Qendërmbrojtësi luajti si titullar te skuadra e Kalmarit në takimin hapës të kampionatit “Allsvenskan”. Skuadra e lojtarit të përfaqësuese së Kosovës vinte si favorite ndaj vizitorëve të Sirius, por këta të fundit kanë befasuar të zotët e shtëpisë duke marrë tri pikët pas fitores 2 – 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *