Gatuzo: Vetëm duartrokitje për lojtarët, me pasion arrijmë gjithçka!

Milani do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Kaljarit në “San Siro”, një sfidë mjaft delikate. Duke parë sukseset e Lacios dhe Romës, fitorja kthehet në detyrim për kuqezinjtë, pasi momentalisht janë në vendin e gjashtë, me sfidën e nesërme për të luajtur.

Në kuadër të ndeshjes, ka folur për mediat, trajneri Xhenaro Gatuzo. Numri një i pankinës kuqezi ka folur mbi shumë çështje, ku për sa i përket sfidës ka thënë se nuk do të jetë fare e lehtë, pasi Milani ka luajtur shumë ndeshje këto kohë dhe lodhja ndihet sipas teknikut italian.

NDESHJA – “Me siguri lojtarët tanë kanë nevojë për pak pushim, pasi ndonjëherë është më e rëndësishme ta bësh atë pushim. Kur ndeshemi me ekipe që kanë luajtur më pak se ne, na duhet të luftojmë më shumë. Ndeshja ndaj Kaljarit nuk do të jetë e lehtë. Na duhet të luajmë mirë tekniknikisht, e kemi forcën për ta bërë diçka të tillë. I shoh djemtë të vendosur.”

PAGA E GATUZOS – “Jam i kënaqur me çfarë fitoj dhe falenderoj drejtuesit. Dua vetëm të fousohem në punën time dhe ky nuk është momenti i duhur për të folur për rrogën dhe se sa fitoj unë.”

FORMA E ÇALHANOGLU – “Nuk do të flas keq për lojtarët e mi. Ai e di që mund të bëjë më shumë dhe për këtë gjë po punon.”

RIKTHIMI I BILJAS – “Ai po stërvitet me ne, por ende nuk është plotësisht i riaftësuar. Do ta vlerësojmë kondicionin e tij përsëri me kalimin e kohës.”

PARAQITJET – “Kur ka pasion dhe vendosmëri, çdo gjë mund të arrihet. I jap vetëm duartrokitje lojtarëve të mi për sforcot që kanë bërë në ndeshjet e fundit. Koha do e tretgojë, nëse e kemi arritur me të vërtetë atë pjekuri në fushë. Katër ndeshjet tona të ardhshme janë të vështira.”

TRAGJEDIA E FLAMENGOS DHE SALËS – “Maldini foli me Paketën pas incidentit të ndodhur në ekipin e Flamengos. Ata humbën 10 fëmijë të rinj dhe dua të shpreh ngushëllimet e mia. Ishte një tragjedi e madhe dhe jemi me ta në këtë moment të vështirë. Gjithashtu, shpreh ngushëllimet e mia për familjen e Emiliano Salës.

DONARUMA – “Mendoj se duhet të përqendrohet dhe të vazhdojë me këtë rendiment. Reina gjithashtu është një profesionist dhe po i jep një ndihmë të madhe Xhixhios.”

OBJEKTIVAT – “Objektivi ynë është të shkojmë deri në fund të sezonit duke luajtur për diçka të rëndësishme. Na duhet ta përdorim energjinë tonë me zgjuarsi dhe t’i bëjmë hapat një e nga një.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *