Gatuzo vë veton për Rodrigez, Milani përgatit “dhuratën”

0

Emri i Rikardo Rodrigez u përfol shumë gjatë javëve të fundit në mediet gjermane. Mbrojtësi i majtë kërkohet nga Borusia Dortmund. Klubi gjerman ka përgatitur një ofertë me vlerë 15 milionë euro për të rikthyer kiliano-zviceranin në Bundesligë.

Megjithatë, te Milani kanë plane të tjera. Rodrigez ishte zhgënjyes në sezonin e parë, por situata është krejt ndryshe në ediconin aktual. Mëngjarashi ka fituar besimin e plotë të Xhenaro Gatuzos.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, drejtuesit e Milanit po përgatisin një ofertë rinovimi që do ta mbajë Rodrigez të lidhur me “djallin” deri në vitin 2023. Gjatë këtij sezoni 26-vjeçari ka qenë një lojtar i padiskutueshëm në formacionin e Milanit me 32 aktivizime deri më tani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.