Gatuzo: Sherri në ekip, humbja më e rëndë

Në formë perfekte muajt e fundit, Milani është ndalur në derbi, duke humbur edhe vendin e tretë, ndërkohë që trajneri Xhenaro Gatuzo pas ndeshjes ishte dukshëm i shqetësuar, për shumë arsye.

“Në pjesën e parë Interi ishte më lart. Më pas u përmirësuam falë ndërrimeve, por vuajtëm kur kapeshim në kundërsulm. Nuk e mbuluam mirë fushën, nuk bënim dot presion si duhej. Është acaruese të pësosh gol me 7 mbrojtës kundër 2 lojtarëve”.

Gatuzo mundohet të tregohet optimist për të ardhmen: “Pas 2-0 skuadra të tjera do kishin kapitulluar, ndaj jam i kënaqur. Skuadra është gjallë, patëm shanse për të barazuar”.

Paketa doli në pushim: “Doli sepse pati një shqetësim në kofshë, mjeku me këshilloi ta ndërroja”.

Në fund, një koment për zënkën mes Bilias e Kesies: “Ajo që më dhemb më shumë është imazhi i Kesies, kjo është humbja më e rëndë. E papranueshme, për mënyrën si e shoh unë futbollin. Duhet respekt për të gjithë, ajo skenë ishte e shëmtuar. Trajneri merret me disiplinën, është përgjegjësia ime, sepse mbi këto vlera kam ndërtuar karrierën dhe besoj verbërisht. Këto ditë do flas edhe unë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *