Gatuzo përkëdhel talentet e tij, por: Pjesa e parë më tërboi

0

Milani shënon, fiton e tashmë ëndërron vendin e tretë: Gennaro Gattuso mund të buzëqeshë, edhe pse në të vërtetë pjesa e parë pa gola dhe pa ritëm e ka nervozuar jo pak.

Trajneri kuqezi pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Empolit foli për Sky Sport, duke evidentuar edhe problemet, përveç kënaqësisë për ecurinë e shkëlqyer.

Nuk ishte një fitore e sigurt, duhej sforcim dhe e pamë që u bë e vështirë. Paketa nuk duhej të luante, sepse nuk ka qenë mirë fizikisht. Nuk më pëlqeu interpretimi i ndeshjes, në pjesën e parë e goditëm shumë pak portën. U zemërova, sepse po luanim shumë keq, por në pjesën e dytë u përmirësuam“, shprehet Gattuso.

Më në fund San Siro po zbavitet dhe nkundër Empolit ishin thuajse 50 mijë tifozë në stadium. “Duhet të jemi të zotët që ta ndezim stadiumin dhe me paraqitje e rezultate të tilla është e mundur. Kemi edhe 13 ndeshje përpara, duhet të bëjmë maksimumin, pa e parë renditjen. Presioni vjen vetiu, qoftë edhe nga fakti që vesh fanellën e Milanit dhe luan në San Siro. Ka vite që nuk luajmë për gjëra të mëdha“.

Gattuso bëri ndryshime në vendosje gjatë sezonit dhe kjo dha fryte: “Kur luajmë me dy sulmues bëhemi të parashikueshëm, ndoshta isha i pari që nuk besoja shumë dhe e pranoj që kam faj. Më pas gjërat u sistemuan. Jemi një skuadër me moshë mesatare shumë të ulët dhe duhet të ruajmë këtë vazhdimësi”.

Ndërkaq, Gattuso ka lëvdata për disa lojtarë: “Bakajoko meriton një bravo të madhe, e ka bindur publikun me paraqitjet e tij, ka shfrytëzuar rastet që i janë dhënë. Bravo edhe Piatek, po shënon shumë. Pastaj meriton përgëzime edhe Kastijeho, është shembull për të gjithë, duke pritur momentin e tij dhe duke e shfrytëzuar”.

Ndërkohë, vendi i tretë nuk duket larg dhe derbi me Interin po afron, por Gatuzo lëshon një nga batutat e tij: “As që e mendoj fare derbin, kemi tre ndeshje të rëndësishme më parë. Nëse do kisha mundësi, do vija një firmë të madhe sa San Siro që të dilnim në vendin e katërt dhe Interi të dilte i treti”. 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.